Shqipëria

“Radari” i heq patentën 9 shoferëve


Kontrollet policore me radar në akset kryesore të Shqipërisë, ndërsa në aksionin e fundit, nëntë leje drejtimi janë pezulluar dhe 26 masa administrative janë vënë ndaj drejtuesve të mjeteve.

Gjatë gjithë natës, Policia Rrugore ka monitoruar rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, në kuadër të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Një pjesë e shoferëve janë monitoruar me shpejtësi 130-159 kilometra në orë.

Për këtë arsye, nëntë leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndaj 26 të tjerëve, është marrë masa administrative. Për tre të tjerë, kjo masë ka qenë maksimale me 40 mij lekë gjobë.

Apeli i Policisë vijon për të zbatuar normat, pasi gjatë muajve të fundit, aksidentet kanë qenë të pranishme në rrugë.

Patrulla ka edhe në akse të tjera, në mënyrë konstante. Po ashtu, janë vënë në përdorim edhe dronë për monitorimin e akseve rrugore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore