Futboll

Racizëm dhe bullizëm: Thierry Henry fshin veten nga mediat elektronike


Ish sulmuesi i Arsenal-it dhe i Kombëtares së Francës, Thierry Henry, e ka eliminuar veten nga çdo rrjet social për arsye të bullizmit dhe racizmit masiv që qarkullon në platformat elektronike.

Të premten, 43-vjeçari publikoi një mesazh në Twitter, në të cilin shpjegon se “problemi është tepër helmues (toksik) për t’u anashkaluar”.

Henry thotë se nuk do të kthehet më në mediat elektronike (Facebook, Instagram, Twitter, etj), për sa kohë kompanitë përkatëse nuk rregullojnë këtë problem me po aq vitalitet dhe pasion saç rregullojnë të drejtat e autorit.

“Është tepër e thjeshtë të krijosh një llogari elektronike për të bullizuar dhe të bezdisësh persona, t’ja hedhësh pa u lagur dhe njëkohësisht të mbetesh anonim”, shkruan Henry.

“Vëllimi i racizmit, bullizmit dhe torturës mendore që shkaktojnë këto njerëz në rrjetet sociale, është tepër toksit për t’u anashkaluar”, vijon shkrimi i francezit.

Midis 1999 dhe 2007, Thierry Henry fitoi dy tituj Premier Lige me klubin e Arsenalit. Karriera e tij shtrihej nga ekipi i dytë i Monaco-s tek ai i pari (1994 – 1999), te Juventus-i (1999) e deri te Barcelona (2007 – 2010). Me Arsenal-in Henry ka shënuar 174 gola në 254 paraqitje.

Ai ende konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë të të gjithë kohërave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore