Art&dizajn

Qyteti pa makina në Arabinë Saudite


Mohammed bin Salman, princi I Arabisë Saudite, ka zbuluar planet për ndërtimin e qytetit  linear pa makina i cili është projektuar për të strehuar deri në një milion njerëz.

Dezeen, faqe kushtuar arkitekturës dhe dizajnit, bën me dije se qyteti linear nuk do të ketë makina ose rrugë, por banorët të cilët do të jenë vetëm pesë minuta ecje larg objekteve thelbësore. Njëkohësisht, lëvizja nga njëri skaj në tjetrin nuk do të zgjasë më shumë se 20 minuta , sipas Neom, kompania që po merret me projektin e cila ka mbajtur emrin e rajonit ku po zbatohet projekti.

Përmes një video prezantuese, bin Salman e ka përshkruar ‘The Line’ si një “revolucion civilizues që i vë njerëzit në radhë të parë”.

Qyteti linear do të përbëhet nga komunitete të cilat quhen “modulet e qytetit” dhe do të lidhin bregun e Detit të Kuq me veri-perëndimin e Arabisë Saudite në një gjatësi prej 100 miljesh (170 kilometra).

“Transporti me shpejtësi të lartë, shërbimet komunale, infrastruktura digjitale dhe logjistika, do të integrohen në mënyrë të përsosur në hapësirat e dedikuara që drejtohen nga nga një shtresë e padukshme përgjatë The Line”, thuhet në deklaratë.

Sipas Dezeen, skicat e projektit paraqesin automjete të drejtuara nga inteligjenca artificiale (AI). Linja do të përfshijë disa shtresa. Shtresën e sipërme do të jetë për këmbësorëve dhe do të mbështetet nga dy shtresa nëntokësore, një për shërbimet infrastrukturore direkte dhe një për transportin.

Neom pritet të nisë zbatimin e projektit tremujorin e parë të vitit 2021.

Neom është prezantuar për herë të parë në vitin 2017 si pjesë e Saudi Arabia Vision 2030 me qëllim diversifikimin e ekonomisë në rajonin e Neom-it dhe për t’u bërë më pak e varur prej naftës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore