Sport

Qyteti i Bilbao-s ofron mbajtjen e ndeshjeve të UEFA EURO 2021


Këshilli i qytetit të Bilbao-s i ka shprehur UEFA-s gatishmëri të qartë për të pritur Euro 2021 në kryeqytetin Bask qershorin e ardhshëm.

UEFA EURO, fillimisht e parparë të kishtë ‘2020’ prapa, ishte shtyrë një vit për shkak të krizës shëndetësore që shkaktoi pandemia Covid-19.

Në seancën plenare komunale, kryetari i bashkisë së Bilbao-s, Juan Mari Aburto, ka deklaruar që UEFA ka mbështetjen e plotë nga qyteti i Bilbao-s për mirëmbajtjen e kampionatit evropian.

Bilbao ishte një nga 12 qytetet e caktuara nga UEFA për të pritur evropianin që në kushte normale do zhvillohej në qershorin e vitit 2020.

San Mames, stadiumi i Athletic Bilbao, ishte vendi i paraparë për të zhvilluar ndeshjet në këtë qytet.

Përveq Bilbao-s, gatishmërinë për mirëmbajtjen e UEFA EURO 2021 e ka shprehur edhe Anglia dhe Franca.

Vendimi përfundimtar do merret në prill të këtij viti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore