Sport

Qytetet e mëdha mbesin pa ekipe futbolli në Superligën e Kosovës


Sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë mjaft befasi, ku padyshim ajo më e madhja ishte rënia e Trepçës’89 nga Superliga.

Trepça’89 u mposht nga Dukagjini, në ndeshjen e barazhit, çka do të thotë që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës.

Kështu qyteti i Mitrovicës, mbetet pa asnjë ekip futbolli në Superligë, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Jo vetëm Mitrovica, por edhe disa qytete tjera të mëdha, kanë mbetur pa përfaqësues në elitën e futbollit kosovar.

Prizreni, Peja, Ferizaji, Gjakova e Vushtrria nuk do të kenë ekipe futbolli në Superligën e Kosovës, në edicionin e ardhshëm.

Trepça, Trepça’89, Liria, Vëllaznimi, Ferizaji e Besa janë ndër ekipet kryesore në futbollin e pasluftës në Kosovë, mirëpo asnjëra nga këto nuk do të jetë pjesë në sezonin e ardhshëm.

Ndërsa kujtojmë që përveç Trepçës’89, nga Superliga kanë rënë edhe Besa e Arbëria, teksa në Superligë kanë hyrë Malisheva, Ulpiana dhe Dukagjini.

Kurse kampion është shpallur skuadra e Prishtinës, pas tetë vjetësh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore