Shëndet

Qumështi i lopës ul rrezikun e alergjive ushqimore


Një studim i kryer nga Universiteti i Chalmers-it në Suedi tregon se fëmijët e nënave që pinë qumësht lope gjatë ushqyerjes me gji, kanë më pak rrezik për zhvillimin e alergjive ushqimore.

Studimi është bazuar në zakonet e të ngrënit të 500 grave suedeze dhe përhapjes së alergjive te fëmijët e tyre njëvjeçar.

“Ne kemi zbuluar se nënat e njëvjeçarëve të shëndetshëm konsumonin më shumë qumësht lope gjatë ushqyerjes me gji sesa nënat e njëvjeçarëve alergjikë”, shprehet Mia Ståvik, autore e studimit.

Megjithatë, studimi nuk pretendon që pirja e qumështit të lopës të jetë një kurë e përgjithshme për alergjitë ushqimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore