Shqipëria

QSUT tregon gjëndjen e nxënësve në spital


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) reagon për gjëndjen shëndetësore të gjashtë nxënësve në spital, pas rrjedhjes së gazit mëngjesin e sotëm.

Përmes një njoftimi thuhet se pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, janë paraqitur me ambulancë tre pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç . Tre pacientë të tjerë, të moshës 12-14 vjeç, të intosikuar, janë dërguar në Urgjencën Pediatrike.

Sipas njoftimit nxënësit paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim”/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore