Gatimi

Qofte me salcë domate, e thjesht dhe e shijshme


Përgatisni një drekë ose darkë të lehtë dhe plot aromë. Shija e mishit kombinohet në mënyrë perfekte me salcën e domateve dhe janë shoqërues fantastikë për makaronat. Burim i mirë i vitaminës A, vitaminës B12, fosforit, zinkut, proteinave, vitaminës C, vitaminës B6 dhe selenit.

Këtë recetë na e rekomandon shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 500 gr mish i grirë viçi, 1 vezë, 500gr domate, 1 qepë e vogël, 1 spec I kuq, 1 spec jeshil, 2 thelpinj hudhre, 1 tufë majdanoz, pak sheqer, kripë, piper, rigon, vaj ulliri.

Përgatitja:

Presim në kube domatet, specat, qepën dhe hudhrat i grijmë hollë. Më pas në një tenxhere vendosim qepën, hudhrat, specat dhe i skuqim me vaj ulliri për pak minuta, sa pa marrë ngjyrë.

Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Në një enë tjetër i përziejmë mirë të gjithë përbërësit (përveç domates dhe sheqerit),derisa të krijohet një masë si brumë.

Marrim pak nga brumi i qofteve dhe u japim atyre formë të rrumbullakët.

I skuqim pak në tiganin ku gatuam qepën. I lëmë të marrin ngjyrë nga jashtë, por pa u pjekur brenda.

I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosim domaten, kripën, piperin, pak sheqer, pak ujë ose lëng perimesh (nëse duhet).

E lëmë salcën të lidhet mirë dhe vendosim qoftet. Mund të shoqërohet sipas dëshirës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore