Kulturë

QKLL, thirrje për aplikantë-përkthyes


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) ka bërë thirrje për aplikantë të apasionuar në përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Aplikimet do të pranohen deri në 31 mars. Projekti synon mbështetjen e përkthimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe.

Fondi i krijuar gjatë procesit të aplikimit do të jetë kontribut në rritjen e interesit të botuesve të huaj për krijimet dhe letërsinë shqiptare.

“Kjo thirrje është pjesë e politikave të QKLL-së, me qëllim promovimi të letërsisë shqipe në kultura të tjera. Synimi qëndron në mbështetjen e përkthimeve të veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, ka bërë me dije QKLL.

Kriter për t’u pranuar në këtë projekt janë të drejtat e autorit para se të aplikohet ose të paktën në proces të sigurimit të së drejtës së autorit. Kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze.

QKLL garanton mbrojtje nga abuzimi apo kopjimi i tekstit të përkthyer. Pasi të kryhet përzgjedhja e materialeve më të mira letrare, do të ofrohet edhe mbështetja financiare për botuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore