Kosova

Qiproja ia rithekson Serbisë mos-njohjen e Kosovës


“Qiproja qëndron në pozicionin e saj parimor në mos-njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”.

Këtë ia konfirmoi autoriteteve të Serbisë, Dimokritos Zversakis, Komandanti i Gardës Kombëtare të Qipros, në një takim të zhvilluar në Beograd me Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Stefavoniç, në anën tjetër, i është falënderuar ushtarakut Zversakis, për “mbështetjen e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, si dhe e garantoi atë që edhe Serbia “është mbështetëse e integritetit territorial dhe e sovranitetit të Qipros”.

Ndërsa ushtaraku qipriot vuri theksin në mbështjetjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë është shprehur se Serbia ka për synim që të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjate përmes përfshirjes së ushtrisë serbe në operacionin ushtarakat ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara (UNFICYP) në Qipro.

Siç raporton njoftimi i Ministrisë së Mbrotjes të Serbisë, që të dy biseduesit ranë dakord të thellojnë vendosmërinë për zhvillim të mëtutjeshëm të raporteve si dhe bashkëpunimin në çështje të mbrojtjes.

“Bashkëpjesëmarrja në ushtrime ushtarake është mënyra më e mirë për të arritur ndër-operacionalitet ushtarak, dhe të ndërtojmë kapacitetet e dy ushtrive, sidomos në gjendje tashmë vazhdmisht më komplekse të nivelit global”, ka thënë Stefanoviç.

Në vitin 2008 presidenti i atëhershëm i Qipros, Dimitris Christofias, kishe thënë se Qiproja nuk do ta njeh Shtetin e Pavarur të Kosovës për arsye të mos shkeljes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, dhe Qiproja ende mbetet në mesin e 5 shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohim ende Pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore