Lajme

“Qeveria qe keni kërkuar s’është në dispozicion, bashkë s’qeverisim” – Haziri për 100-ditëshin e Hysenit si kryetar i Gjilanit


“Qeveria qe keni kërkuar s’është në dispozicion, bashkë s’qeverisim”.

Kështu ka shkruar në Facebook ish-kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, duke e kritikuar pasardhësin e tij Alban Hysenin që tash e 100 ditë qeverisë me Gjilanin.

“Sinqerisht, më vjen keq për gjilanasit e mi për zhgënjimin e madh që e kanë përjetuar”, ka shkruar Haziri.

“Ajo që kemi parë këto 100 ditë janë vetëm akuza, ankesa e tentim për njollosje të qeverisjes sonë, e cila ka qenë larg më e suksesshmja që prej pas luftës dhe modeli më i mirë qeverisës në Republikë”.

Ai ka shtuar se Qeveria e re i ka të gatshme projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit, një pjesë e të cilave ishin në realizim e sipër.

“Për ‘projektet’ e tyre të fushatës mos të flasim”, ka shtuar Haziri.

Madje sipas tij, në vend se të shënohet progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres”, pasi shton se “asnjë gur nuk është lëvizur”.

“Ajo që nuk dëshiroj të ndodh në asnjë mënyrë është humbja e partnerëve e qeverive mike botërore, me ndihmën e të cilëve sot gëzojmë projekte të cilat u kanë ndryshuar jetën qytetarëve. Shenjat nuk po duken pozitive, fatkeqësisht”.

Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore