Lajme

Qeveria në Sllovaki drejt shpërbërjes


Ministri sllovak i Ekonomisë Rihard Sulik, i cili kryeson partinë “Liria dhe Solidariteti”, njoftoi të mërkurën synimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij qeveritar brenda javës.

Kjo e fundit, mund të çojë në humbjen e shumicës së tij në koalicionin qeverisës.

Lajmi është raportuar nga portali vendas “SME”.

Arsyeja e ndarjes në qeverinë sllovake ishte projekti i masave për të luftuar inflacionin, i cili u prezantua nga Ministria e Financave e udhëhequr nga kreu i partisë “Njerëz të zakonshëm dhe individë të thjeshtë”, Igor Matovic.

Parlamenti anuloi veton presidenciale të vendosur ndaj masave, pas së cilës “Liria dhe Solidariteti” filloi të bojkotonte mbledhjet e qeverisë, grisi marrëveshjen e koalicionit dhe kërkoi miratimin e një të reje.

Ndryshe, partia kërcënon të tërhiqet nga qeveria e ministrave në fund të gushtit.

Qeveria tashmë është thirrur dy herë për mbledhje urgjente me qëllim që të bien dakord për kushtet e reja për ekzistencën e koalicionit, por deri më tani pa rezultat.

Një tjetër takim i tillë duhet të zhvillohet në fund të javës.

Sipas Sulik-ut, nuk shihet mundësia për negociata të mëtejshme koalicioni nëse kreu i partisë “Njerëz të zakonshëm dhe individë të thjeshtë”, Igor Matovic nuk largohet nga qeveria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore