Lajme

Qeveria në Indi nis programin e “Shëndetësisë digjitale”


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

Kryeministri indian Narendra Modi, të hënën e 27 shtatorit, ka njoftuar se qeveria ka nisur një program që do të krijojë një identitet unik shëndetësor digjital për mbi 1.3 miliardë njerëz.

Njëkohësisht do t’i lejojë ata të kenë qasje në regjistrat e tyre në internet – pjesë e një përpjekjeje për të rritur efikasitetin në një sistem të kujdesit shëndetësor të kufizuar nga pandemia.

Misioni i quajtur “Ayushman Bharat”, synon të krijojë një infrastrukturë shëndetësore digjitale. E gjitha kjo ka ardhur për të siguruar mbulim universal shëndetësor me numra unikë identifikues për të gjithë qytetarët.

Kjo do t’i lejojë qytetarët të lidhin të gjitha të dhënat e tyre shëndetësore me këtë ID përmes një aplikacioni celular.

Nisja vjen mes shqetësimeve për privatësinë dhe mbikëqyrjen në rritje në Indi, duke qenë se nuk ka ligj për mbrojtjen e të dhënave në vend dhe një panel ligjvënësish po shqyrtojnë një projekt -ligj.

Kritikët kanë thënë se qeveria po përdor pandeminë për të bërë një rast për digjitalizimin e të dhënave shëndetësore.

“Sot fillon një mision që ka fuqinë për të sjellë një ndryshim revolucionar në objektet shëndetësore të Indisë”, tha Modi në një fjalim.

Ndërkaq ai ka theksuar faktin se njerëzit tani mund të përdorin platformën digjitale për të hyrë në një mori shërbimesh shëndetësore.

“Me të dhëna efektive dhe të besueshme, trajtimi mjekësor do të jetë më i mirë dhe kostoja do të jetë më e ulët”, përfundoi njoftimin kryeministri indian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore