Lajme

Qeveria ndanë 40 milionë euro për KOSTT-in, Rizvanolli arsyeton vendimin


Artane Rizvanolli

Ministria e Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka pranuar kërkesën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ndarjen e 40 milionë eurove për ndërmarrjen publike “KOSTT”, pas vështirësive financiare me të cilat po përballet kjo ndërmarrje.

Sipas Muratit, KOSTT-i po kalon në vështirësi financiare për të paguar marrëveshjen për kyçje me Rrjetin Evropian të Transmisionit dhe Tregut ENTSO-E.

E në konferencën për media menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, ka treguar se pse është ndarë shuma prej 40 milionë eurove KOSTT-it.

Sipas saj arsyeja kryesore është shlyerja e detyrimeve që ka KOSTT-i ndaj ENTSO-E-së, e që një gjë e tillë rrjedhimisht do ta mund ta ripërtërinte marrëveshjen ndërmjet KOSTT-it dhe ENTSO-E-së, e cila është në prag të skadimit.

“Kyçja e KOSTT-it në ENTSO është në pyetje. Është në fund të marrëveshjes dhe duhet ripërtërirë. Gjatë vitit kemi shkaktuar disbalance të mëdha nga sistemi interkonektiv. Si Ministri e Ekonomisë kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, ku është propozuar ndarja e 40 milionë euro për shlyerje të detyrimeve dhe janë ndarë ato”, ka thënë Rizvanolli.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Pajtimi i arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për Udhërrëfyesin për Implementimin e Marrëveshjes për Energjinë me 21 qershor në Bruksel ka mbetur – si gjithmonë – vetëm në letër.

Afatet që parashihen në udhërrëfyes për implementim nuk po respektohen – duke filluar nga i pari.

Në pikën dy të udhërrëfyesit thuhet se “brenda shtatë ditësh të pajisjes me licencë, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat e fundit të disponueshme të konsumatorëve në Veri, përmes Bashkimit Evropian”.

Jo shtatë, por kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga marrja e licencës së Elektroseverit nga ZRrE-ja dhe kompania serbe nuk ka dorëzuar, ashtu siç parashihet me marrëveshje, të dhënat për konsumatorë.

Të pyetur nga Albanian Post nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë kanë treguar se nuk është respektuar ajo që është akorduar në marrëveshje.

“Kompania Elektrosever nuk i ka siguruar ende KOSTT-it të dhënat siç parashihet në pikën e dytë në Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it.

Por, jo vetëm ky afat dhe jo vetëm kjo pikë.

Një dyzinë marrëveshjesh që pritej të nënshkruheshin në mes të Elektroseverit, KOSTT-it dhe KEDS-it nuk janë nënshkruar po ashtu.

Marrëveshja e arritur në Bruksel për energjinë nuk po respektohet – Elektroseveri s’u ka qëndruar besnik afateve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore