Sport

Qeveria italiane jep dritën jeshile për kapacitetin e stadiumeve


Pas javëve të tëra me kërkesa, negociata dhe tensione, më në fund Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile për hapjen e stadiumeve në masën 50% të kapacitetit të tyre. Ky është lajmi që raporton e përditshmja italiane sportive “Gazzetta dello Sport”.

Stadiumet e zbuluara do të jenë në masën 50%, ndërsa arenat e mbyllura në masën e 25-35%. Normalisht, tifozët për të qenë të pranishëm në stadiume duhet të jenë të pajisur me Green Pass, pasaporten e vaksinimit.

Gjithashtu siç u kërkua nga klubet dhe Liga, u hoq edhe distancimi social brenda stadiumeve, që ishte 75 centimetër.

Ky vendim ka kënaqur klubet, pasi tani do të mund të nxjerin në treg biletat ose abonimet për sezonin e ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore