Lajme

Qeveria gjermane dhuron 405 mijë euro donacion për FSK-në


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën ka pritur në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolenel Franz-Josef Nolte.

Ministria ka bërë të ditur se është nënshkruar Marrëveshja për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.

“Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë takim është theksuar edhe nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu, në këtë takim u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve”.

Të premten e 1 korrikut, 17 kadetë të diplomuar në Qendrën për Studime Universitare kanë filluar shërbimin e tyre si oficerë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ceremoninë e gradimit ka përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore