Bota

Qeveria e Uellsit; 110 milionë pound për biznesin


Qeveria e Uellsit miraton fondin shtesë prej 110 milion pound, për bizneset që u prekën nga mbyllja për parandalimin e coronavirusit.

Fondet shtesë do të paguajnë grante për shitjen me pakicë , përmes sistemit të normave të biznesit.

Bizneset që do të përfshihen në fondin e Qeverisë, do të marrin ndihmë, atëherë kur xhiro-ja vjetore e tyre të ketë rënë me 40% ose më shumë.

Një pjesë e Konservatorëve të  Uellsit, kanë deklaruar se “rregullat në mbarë vendin janë ‘joproporcionale’, në zonat me norma të ulëta infeksioni”.

Partitë e opozitës kanë kritikuar Qeverinë e Uellsit për mos akordimin e qindra milionave pound-ësh, në fonde shtesë nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Ministria e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe e Gjuhës së Uellsit, Eluned Morgan, deklaroi se “rreth 20 milionë pound ishin paguar tashmë, për bizneset thelbësore që u mbyllën prej coronavirusit”.

Zëdhënësja e Ekonomisë së Plaid Cymru’s, Mary Jones, deklaroi se “ mbështetja shtesë për bizneset ishte e mirëpritur, por duheshin më shumë detaje rreth skemës”.

Sipas kufizimeve të reja, çdo gjë në vend u “paralizua”, duke u mbyllur nga mbrëmja e 24 dhjetorit, në orën 18:00.

Nga 28 dhjetori, njerëzve iu kërkua nga autoritet të qëndrojnë në shtëpi, dhe dyqanet do të mbyllen, për të frenuar përhapjen e coronavirusit. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore