Art&dizajn

Qeveria angleze me rekomandime për arkitekt


Ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ftuar arkitektët të “formojnë të ardhmen” e profesionit duke paraqitur pikëpamjet e tyre mbi rregullimin, Bordin e Regjistrimit të Arkitektëve dhe si të përmirësojnë diversitetin dhe inovacionin.

Kjo thirrje bëhet për dëshmi, nga ata që punojnë në profesionin e arkitekturës e po ashtu mjedisit të ndërtuar dhe do të shqyrtojnë kuadrin rregullator të vendit dhe rolin e Bordit të Regjistrimit të Arkitektëve (ARB).

Nga 16 gusht i këtij viti 2021, individët kanë afat 12 javë për të paraqitur dëshmi, të cilat ata mund t’i bëjnë duke plotësuar një sondazh online në faqen zyrtare të qeverisë.

Kjo konsiderohet si një shans për të “parë drejt së ardhmes”. Qeveria po e pozicionon konsultimin si pjesë e një rishikimi me shumicë që synon modernizimin e rregulloreve, përmirësimin e diversitetit dhe “mbështetjen e reputacionit global të Mbretërisë së Bashkuar në arkitekturë”.

Meqë qeveria pretendon se rishikimi do të shikojë sesi profesioni mund të bëhet më i larmishëm e po ashtu i arritshëm dhe nëse regjimi aktual rregullator është i përshtatshëm me qëllimin e caktuar.

Përveç pyetjeve që lidhen me ARB, qeveria ka thënë se rishikimi do të shikojë sesi profesioni mund të bëhet më i larmishëm dhe i arritshëm dhe nëse regjimi aktual rregullator është i përshtatshëm për qëllimin.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe roli i rregullimit të arkitektëve në sigurimin e një mjedisi më të qëndrueshëm të ndërtuar dhe do të shikojë se si qeveria mund të promovojë inovacionin në këtë sektor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore