Shqipëria

Qeveria jep 100 milionë lekë shtesë për promovimin e turizmit ‘Covid- free’


Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2021 të qeverisë shqiptare, u miratua për mbështetjen e turizmit shqiptar dhe promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19.

“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në programin ‘Zhvillimi i turizimit’, për Angjencinë Kombëtare të Turizit, i shtohet fondi prej 100 milionë lekësh”, shkruhet në vendimin e firmosur nga zëvëndëskryeminsitri i Shqipërisë, Erion Braçe.

Sipas vendimit, shtesa e fondit do të jepet me qëllim përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar, për përballimin e shpenzimeve, për promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës Covid-free.

Fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në ngarkim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare për Turizmin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore