Lajme

“Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme”


Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

“Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë”.

Kështu ka shkruar në Facebook, ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Sipas tij, nuk ka vaksina mjaftueshëm dhe as terminë për t’u vaksinuar.

“Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me COVID-19. Zoti na ruajt”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka theksuar se “keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi”.

“Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me Covid-19. Ndodh edhe kjo, vaksina nuk kemi mjaftueshëm, termine të lira jo, ndërsa kësaj qeverie i skadon afati i vaksinave”.

“Kjo Qeveri, për 10 ditë i ndryshoi tri herë masat. Spitalet janë plot e stafi shëndetësor i stërngarkuar. Shtesat për profesionistët shëndetësorë i ulën deri në nivel lëmoshe”.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik janë të gatshëm të kthehen në Kuvendin e Kosovës nga pushimet për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme. Kjo për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë COVID-19.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj”, ka potencuar Gashi.

Situata epidemiologjike me Coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të mërkurën e 1 shtatorit në Kosovë ka raportuar 22 persona të vdekur nga COVID-19 dhe një mijë e 894 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 14 mijë e 284 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 354 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 27 mijë e 404.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 835.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 557 mijë e 322 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 284 mijë e 269.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 26 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore