Udhëtime

Qeramika e thyer në Japoni


Japonia është vendi që bën diferencën në krahasim me shumë vende të botës. Nëse në shumë kultura thyerja e gjërave simbolizon tersin, në Japoni nuk ndodh kështu. Kjo gje vihet re në përdorimin e qeramikës.

Zbukurimi i qeramikës së thyer me një llak të përzier me ar pluhur është pjesë e një tradite japoneze më shumë se 500-vjeçare që ka për qëllim të nxjerrë në pah pa përsosmëritë.

Në një botë që vazhdimisht vlerëson të përsosurën, mania e japonezëve për të ngjitur copat e thyera të së vjetrës simbolizon idenë për të qëndruar optimist,  kur gjërat prishen dhe për të festuar të metat dhe hapat e gabuar të jetës.

Restaurimi i copave të thyera zakonisht zgjat deri në tre muaj, pasi fragmentet ngjiten me kujdes së bashku me lëngun e një peme indigjene japoneze, lihen të thahen për disa javë dhe më pas zbukurohen me ar që shkon përgjatë çarjeve të saj.

Në një epokë të prodhimit masiv, të mësuarit për të pranuar plagët në shoqëri, është një mësim që duhet kultivuar gjithnjë e me shumë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore