Jetesë & Stil

Qentë rikthehen në shtëpinë e Bardhë


Pas katër vitesh, në Shtëpinë e Bardhë do të rikthehen qentë.

Presidenti në largim, Donald Trump ka qenë presidenti i parë prej Andrew Johnsonit që nga viti 1860-të, që nuk ka pasur ndonjë qen, mace apo kafshë tjetër shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë.

Por me ardhjen e Joe dhe Jill Biden, qentë e tyre, Major dhe Champ do të jenë bashkë me ta.

“Major Biden është dëshmi që secili qen mund të jetojë ëndrrën amerikane”, ka thënë Asociacioni Human i Delauerit.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u pati premtuar vajzave të tij, Sasha dhe Malia një qen gjatë fjalimit të  fitores në 2008-ën.

Rrjedhimisht gjatë presidencës së Barak Obamës, dy qentë e tij portugezë, Bo dhe Sunny, ishin banorë të Shtëpisë së Bardhë.

Bo u ble në 2009-ën si një dhuratë për fëmijët e Obama-ës nga senatori Ted Kennedy, ndërsa Sunny u ble në 2013-ën.

Cilët presidentë të tjerë kanë sjellë kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti Clinton solli me vete macen e tij të përkëdhelur Socks së bashku me një labrador të quajtur Buddy, i cili u bashkua me familjen më vonë.

Ndërkohë, George W Bush zotëronte një qen Skocez me emrin Barney gjatë presidencës së tij.

Trump nuk pranoi të merrte asnjë kafshë./ për Independent nga AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore