Lajme

Qeni trazovaç i Biden-it kafshon përsëri


Qeni Major i Shtëpisë së Bardhë ka kafshuar përsëri një pjesëtar të personelit. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga trajnimi në Delaware. Ai ishte dërguar atje pas një incidenti të ngjashëm në fillim të muaji mars.

Majori është më i vogli nga dy Barinjtë gjermanë të Bidens. Po ashtu dhe qeni i parë i shpëtimit të Shtëpisë së Bardhë.

Biden zotëron dy Barinj Gjermanë, Champ të cilin ai i bleu nga një prodhues, dhe Majorin, të cilin ai dhe gruaja e tij Jill e birësuan nga Shoqata Humane e Delaware në nëntor 2018.

“Ai është një qen i ëmbël”, ka thënë Presidenti Joe Biden.

Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës Biden, tha për incidentin e së hënës së 29 marsit: “Majori është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai goditi dikë ndërsa ishte në një shëtitje”.

CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në lëndinë e jugut dhe iu desh të ndalonte punën për të marrë trajtim shëndetsorë.

Të dy Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u zhvendosën në shtëpinë e familjes Biden në Ëilmington, Delaware, pas incidentit të parë të kafshimit në 8 Mars.

Presidenti Biden tha se Majori po ambientohej me kaq shumë njerëz të rinj përreth tij.

“Ju e ktheni qoshen dhe ka dy njerëz që nuk i njihni fare dhe ata lëvizin, dhe ai lëviz për të mbrojtur”, tha ai për ABC’s Good Morning America.

Ai vazhdoi duke thënë: “85% e njerëzve në Shtëpinë e Bardhë e duan atë. E vetmja gjë që bën është t’i lëpijë dhe të tundë bishtin e tij. Por … Unë e kuptoj që disa njerëz, kuptohet, kanë frikë nga qentë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore