Lajme

Qeni në rrezik ribashkohet me ushtaren amerikane për herë të parë që kur u lidhën në Kosovë: ‘Moment magjik’


Ushtarja e Gardës Kombëtare të ShBA-së ribashkohet me qenushin e pafuqishëm

Qeni është miku më i mirë i njeriut. Kjo shprehje pretendohet se u përdor për herë të parë nga mbreti Frederick i Prusisë, në vitin 1789.

“I vetmi mik, absolut dhe më i mirë që ka një njeri, në këtë botë egoiste, i vetmi që nuk do ta tradhtojë apo mohojë atë, është qeni i tij” – thoshte ai për qenin e tij në atë kohë.

Nëse pyet ndonjë pronar se përse i duan kaq shumë qentë, më shumë gjasë ata do ta përmendin faktin se qentë janë kaq besnikë. Studimet kanë treguar gjithashtu se qentë mund të ndjejnë emocione dhe të përjetojnë ngjitje emocionale. Fakti që ata adhurojnë pronarët e tyre vetëm më tej kontribuon në përkushtimin dhe besnikërinë e tyre. Qentë shpesh shoqërohen si një faktor kryesor që kontribuon në shëndetin dhe lumturinë e njeriut.

Si pasojë e besnikërisë dhe lumturisë që qeni i ofron njeriut, ndodh edhe afrimi i tyre.

Lidhjen me qenin e saj një ushtare amerikane pas ribashkimit me të; të cilin e kishte njoftuar në Kosovë, e cilëson si një moment magjik.

Ushtarja e Gardës Kombëtare të ShBA-së ribashkohet me qenushin e pafuqishëm

Në një video intervistë për mediumin amerikan ‘Fox News’ – ajo ka rrëfyer emocionet e ribashkimit me qenin e saj.

Një ushtare e Gardës Kombëtare të ShBA-së është ribashkuar me qenushin e pafuqishëm që ajo shpëtoi nga vdekja e afërt.

Ndërsa ishte në dislokim në Kosovë vjeshtën e kaluar, Andrea Taulton hasi në një bari gjerman me aftësi të kufizuara, i cili kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmë. Qeni vuante për shkak të problemeve mjekësore me putrat e tij dhe lëndimeve të tjera.

Ndërsa Taulton përgatitej të kthehej në shtetin e saj të Virxhinias Perëndimore vetëm disa javë pasi takoi qenushin në nevojë, ajo thirri organizatën jofitimprurëse, ‘Paës of Ëar’, me seli në Long Island, Nju Jork, për ndihmë në shpëtimin e shokut së saj të ri.

Në një video intervistë me Fox News Digital, Taulton e përshkroi ribashkimin si një “moment magjik”.

“Ai po qante dhe lehte dhe ishte thjesht një djalë i vogël shumë i zëshëm,” tha ajo.

Ushtarja tha se ajo “vazhdoi të kontrollonte kamerën e saj Ring” pasi u njoftua se Axel, një vjeçar do të shkonte në shtëpinë e saj në Virxhinia Perëndimore nga Nju Jorku përmes organizatës ‘Paws of War’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore