Lajme

“Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, Haradinaj për sulmin në Stamboll


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga shpërthimi në Stamboll, duke shtuar se “qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”.

“Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre.

Ndërsa Ambasada e Kosovës në Turqi përmes një reagimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në sulmin vdekjeprurës në Stamboll.

Sipas njoftimit, përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Turqi “janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit”.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll +90 (531) 105 63 91”, thuhet në njoftim.

Sulmi vdekjeprurës në Stamboll, ambasada e Kosovës del me njoftim për shqiptarët në Turqi

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 53 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim masiv i ndodhur në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku veprimet e para hetimore janë të orientuara drejt një sulmi me prapavijë terroriste.

Shifrat i ka bërë me dije fillimisht guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaja, i cili ka shpjeguar shkurtimisht edhe situatën aktuale, në rrugën Istaklal, ku shpërthimi ndodhi, duke thënë se katër persona kishin humbur jetën.

“Të plagosurit por trajtohen momentalisht dhe hetimet po kryhen. Ndërsa, i lutemi publikut të tregojë durim, për të marrë përditësimet e fundit zyrtare mbi ngjarjen”, shkroi ai në median e tij sociale Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore