Shqipëria

Qëndroi 7 vite në kampin Al-Hol, Floresha Rasha pranon bashkëpunimin me SPAK-un


Floresha Rasha, një nga gratë që u riatdhesua nga kampi Al- Hol të Sirisë, ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas burimeve pranë Prokurorisë, Rasha ka treguar mënyrën sesi i rekrutuan shtetasit shqiptar për t’iu bashkuar ISIS.

Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një bazë sekrete gjatë muajt korrik, ndërsa janë marrë në pyetje nga Agjentët e Antiterrorit.

Ajo ka rrëfyer rrugën që ka ndjekur për në Siri.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra birri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët)”.

Ajo shtoi gjithashtu se shumë shqiptarë “erdhën në kamp”.

“Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën”.

Ndër të tjera, ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë.

Evakuimi i Floresha Rashës nga kampi u realizua nga bashkëpunimi mes qeverisë siriane me autoritetet Antiterror të Policisë së Shtetit në Shqipëri.

Kampi u krijua fillimisht rreth 30 vjet më parë si një kamp refugjatësh për irakianë, të cilët u larguan nga kufiri në Siri, gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe që, më vonë, u rihap përsëri pas pushtimit të udhëhequr nga ShBA-ja në Irak si një nga tre kampet kryesore në kufiri Siri-Irak.

Qelizat e ISIS brenda kampit kanë formuar gjithashtu një “agjenci Hisbah” ose policinë islamike, kryesisht të përbërë nga gra të huaja.

ISIS e konsideronte kampin “Al-Hol” si burimin kryesor të mbështetësve të tij nga e gjithë bota, që janë vendosur në këtë kamp.

Deri në shkurt 2021, popullsia e kampit përllogaritej në më shumë se 60 mijë. Një vlerësim në shtator 2019 tregoi se kampi mbante rreth 20 mijë gra dhe 50 mijë fëmijë nga ish-Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL) të ruajtur nga 400 luftëtarë të milicisë SDF.

Fëmijët e “luftëtarëve të huaj” të vrarë në luftime apo të kapur dhe të sjellë në këtë kamp, janë viktimat më të pafajshme të burrave dhe grave nga Shqipëria apo vendeve të tjera që u rekrutuan dhe u përfshinë në luftën për të ngritur ISIS. Floresha Rasha e ka humbur burrin e saj në luftime në vitin 2014.

Familja Rasha largohet nga Shtëpia e Pushimit në Durrës

Riatdhesohen nga Siria 13 shtetas shqiptarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore