Shëndet

Qëndrimi ulur dëmton shëndetin


Studiuesit kanë arritur në përfundimin se qëndrimi ulur ndikon negativisht në shëndetin tonë fizik, dhe mendor.

Ekspertët kanë vënë re me keqardhje se vetëm një në tre fëmijë është fizikisht aktiv çdo ditë. Të tjerët kalojnë më shumë kohë ulur ose shtrirë. Sipas tyre, vetëm 5 % e të rriturve kryejnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një në tre të rritur kryen aktivitetin e rekomanduar fizik në javë. Kur njeriu qëndron ulur për periudha të gjata, graviteti nis të kryejë punën e vet dhe ngadalëson qarkullimin.

Kjo shkakton një sere efektesh negative, duke filluar që nga enjta e këmbëve, akumulimi i gjakut i cili nxit trashjen, bllokimin e enëve,

Ndaj nëse qëndroni shumë kohë ulur, duhet të siguroheni që përpara se të bini për të fjetur t’i mbani këmbët të ngritura.

Ekspertët thonë se kockat, njësoj si muskujt, kanë nevojë për aktivitet të rregullt fizik që të ruajnë forcën dhe përmbajtjen minerale. Njerëzit që nuk janë aktivë janë më të rrezikuar nga kanceri i zorres së trashë i gjirit, diabeti, ataku në zemër, ishemia, problemet me frymëmarrjen dhe dobësimi i imunitetit.

Qëndrimi ulur për një kohë afatgjatë ndikon edhe tek kujtesa dhe shfaqja e problemeve mendore por jo vetëm. Për shembull, kur ne qëndrojmë gjatë ulur, trupi inkurajon qelizat e yndyrës të prodhojnë më shumë prej saj. Kësisoj, njeriu jo vetëm shton peshë, por është më i rrezikuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore