Lajme

Qendra për koordinimin e korridoreve të grurit është gati në Stamboll


Qendra për koordinimin e korridoreve në Detin e Zi për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës është gati.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në godinën e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Rreth orës 13, me orën e Tiranës, është planifikuar një fjalim i shkurtër i ministrit turk të mbrojtjes Hulusi Akar, i cili javën e kaluar nënshkroi marrëveshje me kolegun e tij rus Serghei Shoigu dhe ministrin ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov për të lejuar eksportin e drithërave nga tre porte të Ukrainës.

Plani mbështetet nga OKB-ja.

Anija e parë e ngarkuar me grurë pritet të largohet nga një prej porteve ukrainase në Detin e Zi që në fillim të kësaj jave. Kjo u zbulua nga një zyrtar turk për agjencinë e lajmeve “Reuters” duke kërkuar, megjithatë, anonimitetin.

“Nuk do të duhen më shumë se disa ditë – tha ai – eksporti i parë do të bëhet këtë javë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore