Shqipëria

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias reagon ndaj rastit Veliaj-Lolita: Kryebashkiaku të kërkojë menjëherë falje


Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i akuzoi hapur një media (Jeta osh Qef) dhe një faqe satirike në media sociale, të quajtur Lolita, mbi gjobëvënie, duke bërë publik edhe personat, të cilët qëndrojnë pas këtyre faqeve dhe duke deklaruar se do të marrë masa kallëzuese ndaj tyre, në organet përkatëse.

Veliaj, përtej këtij pretendimi të ngritur publik, shkoi deri aty sa të përmendë (sa i takon faqes Lolita), emrin dhe mbiemrin e autores, si edhe lëshoi batuta pa kripë, ku kërkonte që ajo “të mos i ushqente fëmijët e saj përmes gjobave që vendoste ndaj bizneseve, por në mënyra të ligjshme”.

Një sulm i tillë i hapur i kryebashkiakut më të rëndësishëm në Shqipëri, nuk shkoi pa u vënë re edhe nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, e cila përmes një reagimi në Twitter, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Veliajt, nga ky sulm, pasi diçka e tillë çon në shqetësime lidhur me sigurinë e shoqërisë.

“Veliaj duhet të kërkojë menjëherë falje, si edhe të sigurojë se identiteti i individëve privatë, të mos cenohet, por të mbrohet”, shkruhet në reagimin e shoqatës.

Rastin e Veliajt, ata po ashtu e kanë shtuar në hartën e cenimit të mediave në Evropë, ku Shqipëria numëron rreth 100 të tilla.

Ndërsa, rasti i kryebashkiakut të Tiranës, përfaqëson vetëm të fundit, ku liria e fjalës është vënë në pikëpyetje, për shkak të veprimeve publike të personave në poste shtetërore apo vendore.

Jeta ‘nuk’ osh qef për ‘Lolitën’, por as për Veliajn

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore