Shqipëria

Qëlloi drejt një lokali me armë zjarri, në kërkim autori


Një person është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës.

Sipas veprimeve paraprake të efektivëve, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar.

Autori sakaq, është identifikuar si K.K., ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit N.D.

Motivet besohet se janë të dobëta, por një zbardhje e plotë e çështjes pritet pas këqyrjes së vendngjarjes.

Shërbimet e Policisë po ashtu po zhvillojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore