Lajme

Putin: “Rusia mbetet në anën e Serbisë në çështjen e Kosovës”


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtij të fundit i ka pohuar se “pozicioni i Rusisë karshi Republikës së Kosovës mbetet i pandryshuar”.

“Moska e mbështetë Beogradin”, ka deklaruar presidenti rus.

“Në lidhje me përpjekjet tona dhe hapat e përbashkët në arenën ndërkombëtare, përfshirë vendbanimet e Kosovës, ju e dini se pozicioni jonë është i natyrës parimore. Nuk i nënshtrohet ambientit aktual politik”, transmeton agjensioni i lajmeve ruse “IZ”.

Ai tha se Federata Ruse vazhdon të mbështesë pozicionin e Serbisë në çështjen e Kosovës, por se “shpreh shpresën që çështja të zgjidhet në mënyrë të atillë që u përshtatet interesave të qytetarëve”.

Ndërkaq më 3 nëntor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se situata në Ballkan po rëndohet për shkak të veprimeve “të ekstremistëve kosovarë me pajtimin e Perëndimit”.

Ajo mes tjerash shqiptarët i kishte quajtur “radikalë të cilët po vazhdojnë përpjekjet e tyre kokëfortë për t’i ‘zhveshur’ serbët”.

Zakharova i quante “ultranacionalistët shqiptarë” si “burim të problemeve në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore