Lajme

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow, u njoftua nga Kremlini të mërkurën e 20 tetorit.

Ndonëse nuk u dha asnjë shpjegim për vendimin presidentit, zëdhënësi i Kremlinit tha se “ndryshimi i klimës është me rëndësi të madhe” për Rusinë.

COP26 do të zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë, nga data 31 tetor deri më 12 nëntor.

Vendimi i Rusisë shihet si “goditje” ndaj përpjekjeve për të detyruar udhëheqësit të negociojnë marrëveshjen e re që ndalon “rritjen e temperaturave globale”.

“Fatkeqësisht, Putin nuk do të udhëtojë në Glasgow”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin nuk e ka komentuar njoftimin zyrtar, por, në forumin ndërkombëtar të energjisë, në Moskë, më 13 tetor, udhëheqësi rus citoi pandeminë e coronavirus-it si faktor kyç për udhëtimin e tij.

“Nuk jam ende i sigurt nëse do të marr pjesë në COP26 fizikisht, por do ta ndjek online” shtoi ai.

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjithashtu me gjasa nuk do të marrë pjesë, megjithëse zyrtarët kinezë thuhet se mund të kenë ndryshim të planeve.

COP26 është konferenca më e madhe mbi ndryshimet e klimës që nga bisedimet historike në Paris, në 2015.

Rreth 200 vendeve u kërkohet planet e tyre për të ulur emetimet deri në vitin 2030.

Shumë vëzhgues do të shikojnë sesi Rusia dhe prodhuesit e tjerë kryesorë të karburanteve fosile do të tregohen të gatshëm për mbështeje.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore