Lajme

Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase për grusht shteti ndaj qeverisë


Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase për të kryer një grusht shteti kundër qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Presidenti rus kërkoi nga ushtria ukrainase që të marrë “pushtetin” në duart e saj.

Kjo, për të mbrojtur civilët nga “neo-nazistët”.

Kreu i shtetit rus u shpreh ndër të tjera se do të jetë më e lehtë për Rusinë që të arrijë një marrëveshje me ta.

Putin nuk pret marrëveshje me ata që i quajti “një bandë narkomanësh dhe neo-nazistësh që janë vendosur në Kiev dhe kanë marrë peng të gjithë popullin ukrainas.

Parakushtet e presidentit rus për bisedimet me Ukrainën mbeten po të njëjta.

Kievi zyrtar duhet të njohë Krimenë si territor të Federatës Ruse dhe të refuzojë anëtarësimin në NATO.

Më herët, zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk po e pushton Ukrainën. Ai ishte i gatshëm që të zhvillonte bisedime me qeverinë ukrainase për statusin e saj neutral.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore