Lajme

Putin: Do të bëj gjithçka për të ruajtur sigurinë në zonat e aneksuara


Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq të Moskës, presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua se do të “bëjë gjithçka” për të “rritur nivelin e sigurisë” në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk – rajonet në Ukrainë që presidenti rus i aneksoi zyrtarisht këtë pasdite.

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në Zaporizhzhia dhe Kherson, dhe në Donetsk dhe Luhansk”.

Sipas tij, Rusia do të bëjë gjithçka për të rikthyer ekonominë dhe për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja, spitale.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën. Dhe e vërteta do të thotë fuqi. At do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona”.

Qytetarët e katër rajoneve ukrainase u bënë qytetarë rusë përgjithnjë, thotë Putin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore