Lajme

Putin dëshiron t’i kthehet tryezës së negociatave me Ukrainën


Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se dëshiron që t’i japë fund armiqësive dhe “ta kthejë Ukrainën në tryezën e bisedimeve”.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së shefit të Kremlin-it për shtyp.

Putin i bëri thirrje Ukrainës që të ndalojë luftimet dhe të negociojë përfundimin e luftës me Rusinë, pa përfshirjen e territoreve të reja ruse (referuar katër rajoneve ukrainase).

“Ne do të mbrojmë tokat tona me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Ky është misioni ynë i madh çlirimtar”, u shpreh presidenti rus.

Procesi i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës u ndërpre në muajin maj.

Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial, deklaronte asokohe se Rusia nuk e kuptonte “rolin e saj jashtëzakonisht negativ” në botë dhe po refuzonte të ndalonte përdorimin e propagandës brenda vendit.

Ai theksoi se besonte se politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.

Raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë u zhvillua në Turqi në fund të marsit, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore