Lajme

Puth në buzë të bijën, kritikohet ashpër David Beckham


Ish-futbollisti David Beckham është kritikuar ashpër nga fansat, pasi ka publikuar një foto, ku shfaqet duke puthur në buzë të bijën Harper.

Të shumta ishin komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, që e cilësuan veprim të gabuar puthjen midis tyre.

“Babi dhe Princesha Leia patën një shëtitje të bukur këtë mëngjes”, ka shkruar Beckham në dy foto të tij dhe vajzës Harper.

Pavarësisht se në foto kishte një shprehje disi humoristike, duket se Beckham ishte i vetëdijshëm se cila do të ishte përgjigjja ndaj puthjes.

Shumë ndjekës ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me atë çfarë panë: “Pse e puth vajzën në buzë? Është e çuditshme dhe e papërshtatshme”, komentoi një person.

Ndërsa një tjetër, u shpreh: “Edhe pse është shumë gjest i ëmbël, ju lutemi mos e puthni vajzën tuaj në buzë”.

Në përgjigje të kritikave për prindërimin e Beckham-it, shumë dolën në mbrojtje të babait të katër fëmijëve.

Disa, madje, vunë në dukje se shpesh i puthin anëtarët e familjes së tyre në buzë.

David Beckham me vajzën e tij, Harper.

Kjo nuk është hera e parë që Beckham përfshihet në polemika për këtë gjest.

Në vitin 2017, Beckham nxiti reagim ndaj një fotoje të tij ku puthte vajzën e tij, atëherë pesëvjeçare, gjatë një bisede në Facebook Live.

Ai deklaroi në atë kohë se shpesh ishte kritikuar për këtë sjellje, duke theksuar se e bënte gjithnjë me fëmijët e tij.

Megjithatë, kritikat nuk e kanë penguar Beckham-in.

Sipas ekspertëve të zhvillimit të fëmijëve, sjellja nuk është diçka që duhet etiketuar “e papërshtatshme”.

Ollwyn Moran, terapist i zhvillimit neurologjik, tha se: “Të shfaqësh dashuri ndaj fëmijës, është shumë e rëndësishme. Ka shumë studime shkencore që nxjerrin në pah rëndësinë e kësaj”.

Marrë nga “The Independent”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore