Shqipëria

Pushohet çështja ndaj Arben Ndokës


Gjykata e Lezhës, të enjten e 1 prillit, ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Në bazë të të dhënave që dispononte, gjykata nuk e provon përfshirjen e tij në veprën penale.

Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Policia, në atë kohë, i sekuestroi pasurinë me vlerë 40 milionë euro, ku përfshiheshin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda më herët pati lajmëruar se sipërfaqet ndodhen në vende, si: “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës, si dhe disa apartamente në plazh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore