Pajisje

Punonjësit e Apple-it, kundër rikthimit në zyra


Punonjësit e kompanisë amerikane të teknologjisë, Apple, kanë nisur një fushatë për të kundërshtuar planet e Tim Cook-ut për një kthim të tyre në zyrë.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se ky reagim i punonjësve të kompanisë ndjek një letër për të gjithë stafin gjatë javës së kaluar në të cilën shefi i Apple deklaroi se punonjësit duhet të ishin në zyrë të paktën tre ditë në javë deri në muajin shtator.

Sipas një letre të brendshme të marrë nga faqja e të rejave teknologjike, The Verge, stafi po kërkon më shumë fleksibilitet.

Në letër thuhet se politika e Apple-it “ka detyruar tashmë disa nga kolegët tanë të lënë punën”.

“Pa përfshirjen që sjell fleksibiliteti, shumë prej nesh mendojnë se duhet të zgjedhim midis një kombinimi të familjeve tona, mirëqenies tonë dhe të jemi të autorizuar për të bërë punën tonë më të mirë, ose të jemi pjesë e Apple-it”, thuhet në letër.

Në të shtohet se “gjatë vitit të kaluar, ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar në mënyrë aktive” dhe gjithashtu akuzohet menaxhmenti për një “shkëputje” nga punonjësit në temën e punës në distancë.

Sipas The Verge, letra u ishte dërguar punonjësve të Apple-it javën e kaluar, për të mbledhur nënshkrime pavarësisht një rreshti në të ku shkruhej se “nuk është një peticion, megjithëse mund të ngjajë me një të tillë”.

Edhe Google-i ka lëshuar urdhra të ngjashëm për stafin, duke u thënë atyre që të kthehen në punë tre ditë në javë deri në muajin shtator.

Mirëpo, kompanitë e tjera të teknologjisë kanë ndjekur një qasje më “të rehatshme” për kthimin në punë, pas të lehtësohen kufizimet e pandemisë në të gjithë botën.

Një prej tyre është Facebook-u, i cili ka njoftuar se beson që puna në distancë është “e ardhmja” dhe se stafi mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia edhe pse është kritikuar për “detyrimin” e kontraktorëve që kthehen përsëri në zyra.

Nga ana tjetër, edhe Twitter-i i ka thënë stafit të tij që në maj të vitit 2020, se ata mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”, por me vërejtjen se është vetëm rasti nëse roli i punonjësit mund ta strehojë atë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore