Vende

Punëtorët zbulojnë nekropolin fenikas në Spanjën Jugore


Në Osuna, ku fenikasit që jetuan në gadishullin Iberik 2500 vjet më parë, u zbuluan qemerë gëlqerorë nëntokësorë.

Në Spanjën Jugore, punonjësit e ujësjellësit të ri kanë zbuluar një nekropol të ruajtur mirë me qemerë gëlqerorë nëntokësorë, vendi ku fenikasit, që jetuan në gadishullin Iberik 2 mijë e 500 vjet në të kaluarën, vendosën të vdekurit e tyre.

Më pas, arkeologët që eksplorojnë vendin – i cili u zbulua mes rrënojave romake në qytetin Osuna, 90 km në lindje të Seviljes – thonë se varreza fenikano-kartagjenase daton në shekullin e katërt ose të pestë para Krishtit dhe është shumë e pazakontë, pasi vende të tilla zakonisht ndodhen në zonat bregdetare dhe jo në brendësi.

Edhe pse rrënojat lokale të qytetit romak Urso janë të njohura, zbulimi i nekropolit fenikas ka habitur arkeologët dhe vendasit.

Të vetmet gjetje të ngjashme janë bërë rreth bregut të Kadizit, i cili u themelua nga fenikasit në 1100 para erës sonë dhe që është një nga qytetet më të vjetra të banuara vazhdimisht në Evropë.

Nga sondazhet paraprake, deri tani, janë zbuluar tetë qemerë varrimi, shkallë dhe zona që mendohet se kanë shërbyer si atriume, shkruan “The Guardian”, përcjell Albanian Post.

Departamenti i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të qeverisë rajonale të Andaluzisë, e cila po mbikëqyr gërmimet, tha se arkeologët e saj kishin zbuluar “një seri mbetjesh me vlerë të padiskutueshme historike” që ishin “të paprecedentë në Andalucinë e brendshme”.

Arkeologu udhëheqës, Mario Delgado, e përshkroi zbulimin si shumë domethënës dhe shumë të papritur.

“Për të gjetur një nekropol nga epoka fenikase dhe kartagjeniane me këto karakteristika – me tetë varre pusesh, atriume dhe akses në shkallë – duhet të shikoni në Sardenjë apo edhe vetë Kartagjenë”, tha ai.

“Ne menduam se mund të gjenim mbetje nga epoka romake perandorake, të cilat do të ishin më në përputhje me mjedisin, kështu që u befasuam kur gjetëm këto struktura të gdhendura nga shkëmbi – hipogea (qemerët nëntokësorë) – të ruajtura në mënyrë të përkryer nën nivelet romake”.

Rosario Andujar, kryetarja e komunës Osuna, tha se gjetja kishte nxitur tashmë një rishqyrtim të historisë së zonës.

“Ne të gjithë e dimë se gërmimet në pjesë të caktuara të qytetit tonë ka shumë të ngjarë të zbulojnë mbetje që kanë shkallë të ndryshme të vlerës historike, por kurrë nuk kemi shkuar kaq thellë më parë”, tha Andujar, e cila vizitoi vendin të hënën.

Kryetarja tha se, ndërsa duheshin bërë më shumë kërkime, natyra luksoze e nekropolit sugjeronte se ai ishte ndërtuar për ata në “nivelin më të lartë” të hierarkisë sociale.

“Operacioni nuk ka përfunduar ende dhe ka ende për të zbuluar”, tha ajo. “Por ekipi tashmë ka dalë me informacione të besueshme që dëshmojnë rëndësinë historike të gjithë kësaj. Si vetë varret, edhe hapësirat rituale që po ekzaminohen sugjerojnë se ky nuk ishte ndonjë vend varrimi i vjetër”.

Osuna, e cila ka një popullsi prej afro 18 mijë banorësh, gjeti një audiencë mbarëbotërore tetë vjet më parë, kur u filmuan në qytet pjesë të sezonit të pestë të serialit “Game of Thrones”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore