Familja

Punët më të kërkuara për 2021-in


Punët në tregtinë elektronike, kujdesin shëndetësor dhe përmbajtjes digjitale po shohin rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas listës së LinkedIn për 2021-in.

Këto pasqyrojnë trendet që kanë mbizotëruar që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë rritjen e kërkesës për staf në rolet mbështetëse të mjekëve dhe infermierëve, pasi sistemet e kujdesit shëndetësor u mbingarkuan nga virusi.

Personeli i tregtisë elektronike

Punët kryesore: Shofer, bashkëpunëtor i zinxhirit të furnizimit, asistent i zinxhirit të furnizimit, drejtues i ekipit të magazinës, specialist në internet.

Staf mbështetës i kujdesit shëndetësor

Punët kryesore: Ndihmësit e shëndetit në shtëpi, ndihmësi i kujdesit shëndetësor, këshilltari shëndetësor, trajner shëndetësor. 

Punë të pavarur për përmbajtje digjitale

Punët kryesore: Koordinatori i përmbajtjes, youtuber, bloger, podcaster.

Ndërtimi

Punët kryesore: specialist i ndërtimit, punëtor ndërtimi, menaxher i kantierit.

Punë e pavarur krijuese

Punët kryesore: Shkrimtar, ilustrues, skenarist, redaktor.

Financat

Punët kryesore: Specialist i bankave të investimeve, specialist i financave, arkëtar, tregtar i kapitalit, profesionist i shërbimeve financiare.

Profesionistë të specializuar të mjekësisë

Punët kryesore: Infermierët e kujdesit intensiv, asistentët e certifikuar të infermierisë, shkencëtarët e laboratorëve, asistentët e laboratorëve mjekësorë.

Trajnim profesional

Punët kryesore: Trajner jete, trajneri i biznesit, trajneri lidershipi.

Media sociale dhe marketing dixhital

Punët kryesore: specialist i rritjes, këshilltar marketingu, menaxher i mediave sociale, koordinator i mediave sociale.

Shërbimi ndaj klientit

Punët kryesore: Konsulent për shërbimin ndaj klientit, këshilltar për shërbimin ndaj klientit, specialist për mbështetjen e klientit, përfaqësues i kontaktit me klientin.

Përshtatur nga CNBC

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore