Auto

Punë e re në distancë nga Tesla


Ankesat e adresuara nga klientët te llogaria e Elon Musk në Twitter, kanë nxitur kompaninë amerikane të makinave elektrike, Tesla, të hapi thirrjet për punësimin e njerëzve të rinj në sektorin e burimeve njerëzore.

Puna e re nga Tesla, me fokus në burimet njerëzore konsiston në vrojtimin e përgjigjeve të llogarisë së Elon Musk në platformën Twitter. Specialisti i kërkuar nga kompania duhet të jetë gjatë gjithë kohës duke parë reagimet në Twitter dhe nuk është e nevojshme të punojë në zyrë. Kandidati kërkohet të punojë në distancë nga shtëpia.

“Roli i specialistit është të gjejë zgjidhje dhe të përshkallëzojë ankesat përmes kanaleve të përshtatshme dhe të adresojë në mënyrë kritike çështjet drejtuar shefit ekzekutiv në median sociale”, ka sqaruar kompania.

Electrek, faqe dedikuar teknologjisë, ka sqaruar se termi “media sociale” është i barasvlefshëm me fjalën Twitter pasi ajo është platforma e komunikimit online që përdor në masë Elon Musk.

Sipas faqes, adresimi në mënyrë specifike i çështjeve të ngritura nga klientët prej specialistëve të burimeve njerëzore të kompanisë Tesla, nuk është taktikë e re. Marrja e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme të klientëve pas bërjes së tyre të ditur në median sociale ka qenë përherë një metodë e Tesla-s për të adresuar problemet.

Përqëndrimi i klientëve te media sociale mund të ketë ardhur si pasojë e luhatjeve që ka pësuar kompania në dhënien e shërbimit ndaj klientit i cili ka qenë proceduar kryesisht përmes aplikacionit cellular. Përmirësime të shërbimit ka pasur edhe në faqen e internetit të kompanisë, por sipas Elektrek, klientët kanë pasur rezultate të përziera me të./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore