Shëndet

Puna në Zoom, rrit kërkesat për operacione plastike


Kirurgët plastikë në të gjithë globin po raportojnë një numër të lartë të kërkesave për operacione.

“Nuk dihet nëse kjo është kërkesë e rritur nga muajt e izolimit kur pacientët nuk ishin në gjendje të merrnin procedurat e tyre, ose rritje të interesit për shkak të faktorëve të tjerë të mundshëm”, tha Adam Ross, zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë.

Shumë punonjës po kalojnë më shumë kohë në Zoom. Ata po e kuptojnë se nuk do të duhet të kthehen në një zyrë shpejt, gjë që do ta bëjë më të lehtë shërimin dhe mbajtjen private të operacionit.

Ata që zgjedhin operacionin e fytyrës mund të mbulojnë ënjtjen me një maskë kur janë në publik. Shtoji kësaj numrin e prapambetur të pacientëve, procedurat e të cilëve u shtynë gjatë mbylljes. Tashmë, salla e operacionit e kirurgut plastik është bërë një vend shumë i lakmuar.

 

 

Me kaq shumë njerëz që kërkojnë procedura në të njëjtën kohë, mund të jetë e vështirë për të caktuar takime apo operacione.

Bruce Moskowitz, një kirurg okuloplastik, në New York, tha se klinika e tij ka parë “një rritje të konsiderueshme të kërkesave për injeksione (Botox, Xeomin dhe mbushës). Por dhe procedura kirurgjikale kozmetike të tilla si blefaroplastika (heqja e qepallës), rinoplastikat dhe tërheqjet e fytyrës pasi njerëzit kanë punuar nga shtëpia dhe kanë më shumë kohë.

Megjithatë, psikologët nuk janë të befasuar që njerëzit po i kthehen kirurgjisë kozmetike gjatë pandemisë.

Robin Hornstein, një psikolog në Filadelfia, tha që të gjithë po ndihemi jashtë kontrollit për momentin dhe një hap si ky i vë njerëzit në kontroll të diçkaje. Gjithashtu shtoj se është e rëndësishme të mbani mend se takimet me video janë një situatë e re për shumicën prej nesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore