Gatimi

Pulë me qull, receta e ditës


Receta e mishit të pulës me qull është një recetë e veçantë shqiptare, e cila përgatitet në cdo kohë dhe shumë shpejt. Përgatitja kërkon përbërës shumë të thjeshtë dhe krijon një vakt të bollshëm. Provoni ta gatuani sipas hapave dhe shijoni aromën dhe kombinimin e mishit me qull dhe erëza.

Receteta sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 500 gr mish pule, 50 gr gjalpë, 3 lugë gjelle miell, 5 thelpinj hudhre, 2 lugë çaji, limon, kripë, piper, pak majdanoz.

Përgatitja

Së pari ndajmë dhe pastrojmë mishin e pulës. Në një tenxhere vendosim pak gjalpë dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë.

Shtojmë ujë në tenxhere, aq sa mishi i pulës të mbulohet.

Në një tenxhere të dytë vendosim miellin dhe pak gjalpë. I përziejmë deri në momentin që mielli merr ngjyrë të verdhë. Shtojmë në tenxhere pak nga lëngu i mishit të pulës, që u përgatit në tenxheren e parë.

Përziejmë me kujdes miellin me lëngun e mishit dhe gjalpin, derisa masa të mos mbetet e kokrrizuar, por të marrë formën e një salce të plotë.

Pasi qulli të jetë formuar në masë të njëtrajtshme, e vendosim në tenxheren e parë ku po ziejmë mishin.

Shtojmë kripë, piper dhe hudhra, dhe e lëmë në zjarr të ulët.

Kur shohim që mishi është zbutur dhe është gatuar, e heqim nga zjarri. Shtojmë pak limon dhe shumë pak majdanoz të grirë imët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore