Sport

Publikohet video kur arbitri i jep Tyson Fury 18 sekonda kohë për t’u ngritur


Gjatë përballjes së Tyson Fury me Deontay Wilder, në raundin e katërt boksieri britanik ra në tapet, teksa tifozët kanë vënë re diçka disi të çuditshme.

Gjyqtari i ndeshjes, Russell Mora i lejoi “Gypsy King” më shumë kohë nga se është e lejuar për t’u ngritur në këmbë.

“GiveMeSport” raporton se kjo u vu re gjatë përleshjes, ku Mora madje i tha Wilder-it të kthehej në këndin e tij, por nuk e mori parasysh pauzën në numërim.

Kjo madje u përmend nga komentatori gjatë natës dhe u hodh në komente të shumta në rrjetet sociale në lidhje me këtë temë.

Ish-boksieri i peshave të mesme, Andre Ward dhe ish-ylli i UFC-së, Daniel Cormier shkruan në Twitter se “numërimi ishte çmendurisht i ngadalshëm. Ai nuk duhet të ndalojë së numëruari për t’i thënë Deontay të shkojë në këndin e tij”.

Ish-kampioni i përkohshëm i peshave të lehta të UFC, Dustin Poirier, ishte gjithashtu i të njëjtit mendim dhe shkroi në Twitter se “Ishte një numërim i ngadaltë, ne duhet të luftojmë!”.

Nuk është hera e parë që polemika e ngadaltë e numërimit ka dalë në pah në ndeshjet Fury-Wilder, pas barazimit të diskutueshëm mes dyshes në dhjetor 2018.

Fury nuk ka gjasa të kujdeset shumë për bisedat për “numërimin e ngadaltë” pas një tjetër fitoreje të paharrueshme ndaj Wilder, në atë që ishte një fund i suksesshëm i një trilogjie.

Britaniku tani po kërkon të fitojë titujt WBF, IBF dhe WBO, të cilët aktualisht mbahen nga Oleksandr Usyk, pas fitores së ukrainasit ndaj Anthony Joshua.

Fury mendon se tani ka pak për të provuar kur bisedat kthehen se kush është kampioni më i madh aktual i peshave të rënda në epokën moderne, dhe e rendit veten në krye të listës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore