Libra

Publikohet audio-libri “Finnegans Wake” i James Joyce-it


Kopertina e audio-librit Finnegans Wake, nga Naxos Audiobooks

Ka dalë në treg leximi i shkëlqyer i narratorëve Barry McGovern dhe Marcella Riordan i veprës së fundit të James Joyce-it, “Finnegans Wake”.

Një prej veprave më të vështira për tu lexuar të Joyce-it, “Finnegans Wake”, vjen në version audio, të padëgjuar më parë në këtë cilësi, nga botuesit “Naxos AudioBooks”.

Audio-libri është publikuar që nga 16 qershori, ditë kjo e famshme për lexuesit e Joyce-it si “Bloomsday”.

“The Joyce Estate”, që është përfshirë edhe në këtë produksion, ka zgjedhur aktorin Barry McGovern për leximin e veprës, ndryshe të njohur në filmin “Braveheart” si dhe në seritë e “Game of Thrones”.

Në këtë ekstrakt të shkurtër të audio-librit mund të dëgjohen pesë paragrafet e para të librit, duke filluar me hapjen e famshme

Riverrun, past Eve and Adam’s, from swerve of shore to bend of bay, brings us by a commodius vicus of recirculation back to Howth Castle and Environs.”.

Aktori McGovern po ashtu ka arritur t’i narratojë edhe fjalët e patheksueshme që përmbajnë mbi 100 shkronja, sfidë tipike letrare e shkrimtarit të madh James Joyce si ‘“bababadalgharaghtakamminarronnkonnbronntonnerronntuonnthunntrovarrhounawnskawnton”.

Samuel Beckett, siç citohet në shënimet e linjës së këtij botimi të ri, tregon krejt shpirtin e librit kur thote se: “Shkrimi i [Joyce-it] nuk ka të bëjë me diçka; ajo është vetë diçkaja… Kur kuptimi është në gjum, edhe fjalët janë në gjum. Kur kuptimi është duke kërcyer, edhe fjalët kërcejnë. ”

Audio-libri “Finnegans Wake” gjithashtu mund të gjendet edhe në plaformën për blerje online Amazon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore