Shqipëria

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore


Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e hënë, datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.

Në vendimin e publikuar nga Ministria, mësohet se provimi i gjuhës së huaj do të jetë më tre qershor, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më shtatë qershor dhe provimi i matematikës më 11 qershor.

Provimet me zgjedhje janë të fundit dhe do të zhvillohen më 15 qershor.

Pandemia ka bërë që mësimi të zhvillohet online vitin e kaluar por ketë vit ai u zhvillua i alternuar.

Maturantët nuk janë përfshirë në strategjinë e mësimit të alternuar. Ata po e zhvillojnë mësimin vetëm në mjediset fizike te shkollës. Kjo, për tu përgatitur për provimet e maturës.

Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte shprehur se provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim.

Testi në total do të përmbajë 60 pikë dhe do të ketë tre nivele vështirësie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore