Shqipëria

Publikohen datat e provimeve të lirimit për nxënësit e klasave nënta


Ministria e Arsimit ka publikuar datën e nisjes së provimeve të lirimit.

Nxënësit e klasave të 9-ta të arsimit parauniversitar do tё japin si provim tё parё lёndёn e “Gjuhёs Shqipe”, mё 16 qershor 2021.

Provimi i dytё do tё jetё ai i “Matematikёs” i cili do tё jepet mё 21 qershor.

Ndёrsa i treti i “Gjuhёs sё Huaj”, mё 25 qershor.

Për nxënësit e pakicave kombëtare, provimet e lirmit do të nisin në datën 11 qershor, pёr zhvillimin e provimit tё lёndёs “Gjuha amtare”.

Provimet do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore