Sport

PSG, Salah në vend të Mbappe-s


PSG ka filluar nga puna për identifikimin e lojtarit që do të zëvendësojë Kylian Mbappe-n, pasi ky i fundit ka vendosur të largohet në verë. Mohamed Salah-u i Liverpool-it shihet si alternativa më bindëse për momentin.

E ardhmja e Mbappe-s është në pikëpyejte të madhe. Talenti francez ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila përfundon në 2022. Nëse ai nuk pranon të rinovojë deri në fundin e këtij sezoni, atëherë klubi do e nxjerri në shitje, për të mos e humbur me parametra zero vitin tjetër.

PSG ka piketuar disa lojtarë që mund të jenë zëvendësues të Mbappe-s. Harry Kane, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe së fundmi është shfaqur edhe emri i Mohamed Salah-ut.

Egjiptiani vlen 110 milionë euro dhe është nën kontratë me Liverpool-in deri në 2023. Në sezonin aktual Salah-u ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar katër asiste, në 43 paraqitje me të kuqtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore