Sport

PSG nënshkruan sponsorizimin milionerë me 30 milionë euro në vit


Paris Saint-Germain, pas tregut fantastik të transferimeve që kreu këtë verë, normalisht edhe paratë e shpenzuara për paga do të jenë marramendëse, ka arritur marrëveshje sponsorizuese me “Crypto.com”.

Sipas raportimeve që vijnë nga francezja “L’Equipe”, klubi parizien ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e kriptomonedhave.

“Crypto.com” do të jetë sponsori i tretë kryesor te PSG-ja në hierarki, pas “Nike” dhe “Accor”. Kompania do të paguajë klubin me rreth 25-30 milionë euro në vit.

Për tre vite me radhë, PSG-ja dhe Crypto do të jenë së bashku. Por, kompania nuk do të ketë vend në fanellën e skuadrës.

“Me këtë partneritet, Paris Saint-Germain demonstron edhe një herë vizionin dhe lidershipin e tij si një pionier në fusha të tilla si stili i jetesës, eksporti dhe digjitalizimi”, tha Marc Armstrong, një prej menaxherëve të klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore