Sport

PSG me ide të “çmendura” për merkaton


Kampionët e Francës dhe nën kampionët e Ligës së Kampionëve, duket se pasë zyrtarizimit të trajnerit të ri, Mauricio Pochettino, tashmë janë hedhur në sulm total, për të marrë yje botëror në ekipin e tyre. Emrat më të mëdhenj që flitet se do të bashkohen me PSG-në janë Sergio Ramos, Lionel Messi dhe Christian Eriksen.

Kapiteni i Real Madrid-it dhe Kombëtares spanjolle, duket se nuk do të rinovojë me Madrilenët dhe kërkon një eksperiencë të re, e cila do ta plotësonte edhe ekonomikisht dhe siç duket Parisi është destinacioni më i mundshëm, pas gjashtë muajësh, kur ai del si lojtarë i lirë.

Lionel Messi është emri më i përfolur për një transferim të mundshëm në radhët e PSG-së ose Manchester City-t. Pasi shprehu hapur dëshirën për tu larguar nga Barcelona, tashmë u ngelet ekipeve që e kërkojnë, në dorë për ta bindur argjentinasin. Për një lojtarë të kalibrit të tillë, PSG nuk do të kishte problem të shpenzonte shuma të medha për rrogën e tij.

Christian Eriksen është emri tjetër i lidhur ngushtë me transferimin te PSG. Ish-trajneri i tij te Tottenham-I, Pochettino, tani po e kërkon ta ketë nën urdhëra edhe tek francezët. Eriksen nuk po gjenë hapsira tek Interi i Antonio Conte-s dhe largimi pritet të jetë që në këtë merkato. Vlera e tij në treg nuk shkon më shumë se 20 milionë euro.

Këto pritet të jenë tre transferat shokuese në kampin e parizienëve, që nëse arrijnë që t’i realizojnë do të krijojnë një nga grupet më të fuqishme në botën e futbollit dhe do të jenë kanditatë seriozë për të fituar çdo trofe të mundshëm brenda dhe jashtë Francës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore